Ekipi Ynë
Profesionalizëm dhe kujdes në çdo hap
Dr. Asqeri Xhanari
Themelues, Mjek Stomatolog | Që nga 1984
Dr. Asqeri Xhanari ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në degën e Stomatologjisë. Me një eksperiencë pune mbi 40-vjeçare, ai ka arritur të vendosë standarte të larta në fushën Stomatologjike. Në vitin 1999, themeloi në Tiranë klinikën Brilliant Dent, duke vendosur themelet e një praktike të bazuar në profesionalizëm dhe përkushtim ndaj pacientit. Ai ushtron aktivitetin e tij në fushat e terapisë dentare, protetikës dhe kirurgjisë dentare, duke ofruar trajtime cilësore dhe të personalizuara.
Floresha Xhanari
Administratore
Floresha Xhanari është administratore me përvojë, e cila ka qenë pjesë e stafit të klinikës që nga hapja e saj. Ajo luan një rol kyç në organizimin dhe mbarëvajtjen e përditshme të punës, duke koordinuar aktivitetet e stafit dhe duke siguruar një përvojë pozitive për pacientët. Karakterizohet nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe aftësia për të menaxhuar situata të ndryshme me profesionalizëm.
Dr. Doniano Xhanari
Ortodonci Specialist | Invisalign & HarmonySystem Certified
Dr. Doniano Xhanari ka diplomuar në 2016 me lavdërim (110 e Lode) në Stomatologji dhe Protetikë Dentare nga Universiteti 'Zoja e Këshillit të Mirë' në Tiranë. Ka kryer specializimin postuniversitar në Ortodonci pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë, Itali, dhe trajnime të avancuara pranë Universitetit të L'Aquilës dhe me ekspertë ndërkombëtarisht të njohur si Giovanni Biondi, Cesare Luzi, Birte Melsen dhe Giorgio Fiorelli.
Dr. Doniano është i çertifikuar në aligners Invisalign dhe HarmonySystem. Është anëtar aktiv i Shoqatës Italiane të Ortodoncisë dhe Shoqatës Shqiptare të Ortodoncisë, dhe flet rregullisht në kongrese ndërkombëtare ortodontike. Ligjëron pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë dhe drejton kursin e tij vjetor ortodontik.
Shiko profilin →Dr. Erta Xhanari
Periodontologji & Implantologji, PhD | Mjeke Specialiste
Dr. Erta Xhanari ka përfunduar studimet në 2011 me lavdërim (110 e Lode) në Stomatologji dhe Protetikë Dentare nga Universiteti 'Zoja e Këshillit të Mirë' në Tiranë. Ka fituar titullin PhD në Periodontologji pranë Universitetit të Tiranës dhe ka kryer diplomën në Patologji Orale pranë Universitetit Sapienza të Romës. Ka ndjekur një kurs njëvjeçar të Implantologjisë nën drejtimin e Prof. Marco Tallarico në Romë dhe ka fituar Master 2-vjeçar në Ortodonci pranë Universitetit të Romës Tor Vergata nën drejtimin e Prof. Paola Cozza.
Dr. Erta merr pjesë rregullisht në kurse dhe kongrese ndërkombëtare. Është anëtare aktive e Shoqatës Europiane për Osseointegrim, shërben në Komitetin e Implantologjisë të Akademisë Britanike të Stomatologjisë Restauruese dhe Implantologjisë, dhe është Key Opinion Leader për Osstem Europe Implants. Gjithashtu drejton kursin e saj vjetor master në implantologji.
Ajo është lektore në Fakultetin Stomatologjisë pranë Universitetit Aldent dhe autore e mbi 60 publikimeve shkencore dhe prezantimeve ndërkombëtare. Ushtron aktivitetin e saj si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.
Shiko profilin →Dr. Artemisa Saliasi
Mjeke Stomatologe
Në vitin 2019, ajo ka marrë pjesë në një shkëmbim akademik ndërkombëtar në Universitetin Palacký, në Republikën Çeke, duke zgjeruar formimin e saj profesional dhe akademik. Në vitin 2021, ka përfunduar studimet në degën e Stomatologjisë në Universitetin Aldent. Ajo është e përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional, duke ndjekur kurse të shumta në fushën e terapisë dhe estetikës dentare.
Dr. Eriola Gjana
Mjeke Stomatologe
Eriola Gjana është mjeke stomatologe e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Tiranë, e cila ka përfunduar studimet në vitin 2021. Momentalisht ndjek Master kurs në Ortodonci, duke fituar njohuri të plota teorike dhe praktike në këtë specializim. Karakterizohet nga komunikimi i mirë me pacientët dhe dëshira për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Enkelejda Ferati
Infermiere Asistente
Enkelejda Ferati është infermiere asistente e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, me bachelor 2006–2009 dhe master 2009–2011. Me përkushtim ndaj kujdesit ndaj pacientëve dhe asistencës profesionale gjatë procedurave dentare, ajo siguron që çdo trajtim të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe komode.
Antoneta Murataj
Asistente Dentare
Antoneta Murataj është asistente dentare e përkushtuar, aktualisht duke ndjekur studimet në fushën e estetikës. Ajo punon në klinikën Brilliant Dent, ku dallon për profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes maksimal ndaj pacientëve.







